Gazeta pak më parë raportoi se është arrestuar edhe një person që dyshohet të jetë përfshirë në rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë, ku u avulluan hiç më pak se 200 mijë euro dhe një sasi e stolive të arit.
Sinjali ndërkaq, mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ferat Zilkiqi, 53-vjeçar. Zikliqi dyshohet se ka blerë stolitë e arit, të cilat dyshohet se i vodhi Xhevat Thaqi, i arrestuar tri javë pasi ka ndodhur vjedhja.
53-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, Zikliqi është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’.