Është vënë gurthemeli i objektit të ri të shkollës së mesme të ulët, “Hamëz Thaçi” në Xërxë.
Këtë e konfirmoi kreu i komunës, Smajl Latifi përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.
“Sot, pas nënshkrimit të kontratës dhe pas të gjitha përgatitjeve që u bënë, në prani të nxënësve, mësimdhënësve, drejtorit të arsimit dhe shumë qytetarëve të Xërxës, nisëm së zbatuari një projekt shumë të nevojshëm, ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Hamëz Thaçi”. Vënia e gurthemelit, që simbolizon nisjen e punimeve është rezultat i angazhimit dhe përkushtimit tonë për të realizuar investime, që janë në funksion të ofrimit të kushteve dhe standardeve sa më bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore”, shkroi ndër të tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: