Tre persona janë arrestuar në Drenas, pasi që dyshohet se vodhën një kombi bus në parking dhe tentuan të iknin.
Të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’ rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur.
Rasti është inicuar si vjedhje në tentativë & asgjësim apo dëmtim i pasurisë.
“Gllogoc 13.11.2022 – 03:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit derisa kishin qenë duke udhëtuar me një automjet kombi bus me targa vendore të cilin dyshohet se e kanë vjedhur nga një parking pronë e viktimës mashkull kosovar, nuk i janë bindur njësitit policor për ndalje, me ç’ rast gjatë ikjes kanë dëmtuar automjetin e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori kompetent me urdhër të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.