Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dënohet me tre vite burg për shpërdorim detyre, i cili ulet në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, ndërsa Alma Kaçi u dënua me një vit burg për prostitucion.
Gjicit gjithashtu i hiqet edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.
Ai u përlot sot gjatë seancës që u zhvillua ndaj tij, ku edhe foli për herë të parë për video skandalin, teksa i kërkoi falje familjarëve të tij dhe banorëve të Kukësit.
“Dënimi është moral, u kërkoj falje familjareve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”-tha i përlotur Gjici.