Veturën e huaj e shiti për 600 euro në Rahovec, kush është 31-vjeçari që po kërkohet nga Policia?

Mbrëmë u raportua për një rast të pazakontë që ndodhi në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku një person shiti për 600 euro një veturë që s’ishte e tij.

Pas mashtrimit që bëri, ai ia mbathi me paratë në xhep, ndërsa pronarit të biznesit i shkoi Policia në derë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj është A.Rapi, 31-vjeçar.

Pasi njësitet policore kishin shkuar në hapësirat ku ndodhet biznesi që merret me shitblerje të veturave të përdorura, kishin konfiskuar veturën e cila rezultoi të jetë e një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, K.S.

Me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

https://permbledhja.com/rahovecasit-ia-vjedhin-furgonin-nga-oborri-ofron-shperblim-per-ate-qe-e-gjen/