Një veturë ka goditur një këmbësore sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, e cila tha se këmbësorja ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.