Sipërmarrësi i njohur shqiptar Samir Mane ka deklaruar këtë të Enjte në një intervistë për Blendi Fevziun në “Opinion” se shqiptarët janë faktor në planet sa i takon biznesit.
Sipas Manes, vetëm në New York bazuar në statistika zyrtare, janë 100 shqiptarë me mbi 100 mln Dollarë pasuri.
-Ju keni udhëtuar shumë, mesa di keni kontakte me pjesën më të madhe të biznesmenëve shqiptarë në botë, a ka realisht shumë biznesmenë milionerë shqiptarë? Që merren me biznese të mëdha, jo me gjëra shumë të vogla.
Samir Mane: Unë mendoj që ka shumë, që po bëhen shumë dhe janë në rrugën më të duhur. Shqiptarët në planet po “shpërthejnë”, po me aftësinë që kanë sigurisht.
-Janë emigrantë që kanë ikur nga Shqipëria, apo janë fëmijë të emigrantëve të lindur e rritur andej?
Samir Mane: Janë kryesisht brez emigrantësh që kanë ikur, natyrisht dhe të rinj që po punojnë dhe po integrohen në Perëndim. Zvicra është perfekt, Amerika është perfekt!
-Ka shumë milionerë shqiptarë, fusni dhe shqiptarë të Kosovës besoj?
Samir Mane: Padyshim Zvicra është një nga vendet ku shqiptarët kanë pasur shumë prosperitet, por sipas statistikave vetëm në New York mund të ketë 100 shqiptarë me mbi 100 mln dollarë./tvklan.al