Një veturë ushtarake e KFOR-it është aksidentuar gjatë ditës së martë në fshatin Grajke të Leposavqit.
Vetura ushtarake siç shihet nga fotot e siguruara është rrokullisur afër një oborri të një shtëpie.
Lidhur me këtë KFOR-i në një përgjigje Tëvë1 ka thënë se brenda automjetit kanë qenë katër ushtarë, por që të njëjtit nuk kanë pësuar lëndime të mëdha.
Ndërkohë, thotë se Komanda Rajonale – Lindje aktualisht është duke shqyrtuar shkakun e aksidentit.