Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht te “Parku i Biznesit”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia policore, derisa ende nuk dihet se a ka persona të lënduar.
Si pasojë e vetaksidentit janë krijuar kolona të gjata.
Teve1.info ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer ende përgjigje.