Komuna e Podujevës për shkak të reshjeve të shiut është përballur me vërshime të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit dhe në fshatra.
Shumë rrugë të Podujevës sot janë mbuluar nga uji dhe janë vështirë të qarkullueshme për qytetarë dhe vetura. Ndërkaq, pas reshjeve të shiut përpos rrugëve e përmbytur nga uji është edhe oborri i Qendrës Kryesore të Komunës së Podujevës.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni.
Sipas tij, “milionat e shumtë të arsyetuar në emër të investimeve në infrastrukturë, janë vetëm gënjeshtra e radhës e mashtrimi i madh i kësaj keqqeverisjeje”.
“Pamjet e sotme të qytetit të Podujevës, ku pothuaj secila rrugë ishte e mbuluar nga uji nxjerr në pah mashtrimin tuaj, nxjerrë në pah “investimin” tuaj, sikur që nxjerr në pah keqqeverisjen tuaj përballë secilit qytetarë”, shkruan ai tutje.
Hyseni thotë se “qytetarët e Llapit do të çlirohen nga njerëz të padijshëm, abuzues”.