Dëme milionëshe kanë shkaktuar vërshimet e fundit që ndodhën në disa qytete të Kosovës. Si rrjedhojë shumë shtëpi janë dëmtuar me të madhe si pasojë e vërshimeve.
Dëme përveç kësaj janë shkaktuar edhe në bujqësi.
Por një çifti nga Skenderaj i ka ndodhur diçka e parpitur.
Ata do të martoheshin vetëm një ditë pasi uji kishte marrë shtëpinë e tyre si pasojë e vërshimeve në Skenderaj.
Si rrjedhojë dhoma e sapo mobiluar për çiftin e ri ishte zhytur në ujë derisa babai i djalit ishte detyruar të qëndrojë në spital, pasi u ftoh nga përballja me ujërat.
Mirjeta Hetemi e Astrit Tahiraj janë që dy vite së bashku. Ditën e martesës e kishin planifikuar. Madje e kishin rezervuar edhe restoranin e I kishin kryer edhe ftesat për mysafirët.
“E kena pasë lanë me termin e me krejt. Po tani na ndodhi qikjo dhe kisha qef me pshtu këta familjarët. Po apet se apet mirë është. Tani babën u duft me çu në spital…”, fillon rrëfimin nusja Mirjeta Hetemi, në një intervistë për emisionin Udhëve në RTK.
Megjithëkëtë, dasma e Mirjetës e Astrtit u mbajtë. Por jo siç donin ata. Babai I djalit nuk mundi të marrë pjesë pasi që ishte I shtrirë në spital për shkak të ftohjes nga zhytja në ujë që e mori.
“Jam edhe i ftofun prej mushkërive përpara dhe më rroku këtu ujtë, si më rroku, të nesërmen përnjëherë mu ka duftë te mjeku me shku”, thotë vjehrri Avdyl Tahiri.