“Veprimet kundërligjore në MSh s`kanë të ndalur”, Haxhiu thotë se konkursi për inspektorë shëndetësorë do të anulohet

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka paralajmëruar anulimin e konkursit për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë.

Ai ka deklaruar se këtë konkrus Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë në përputhje me Ligjin e Inspektoratit Shëndetësor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka treguar për kriteret që i parasheh ligji për këtë konkurs dhe kriteret që janë shpallur nga ministria.

Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur. Anulohet konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së , arsyeja shkeljet ligjore. Duket se fatin e njejtë do ta ketë edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, i shpallur në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR , Neni 8.1. Funksionin e Inspektorit Shëndetësor ka të drejtë ta ushtroj, personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë – ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë pervojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore”, ka shkruar ai, duke treguar për kriteret.

Në konkursin e shpallur kërkesat e përgjithshme formale të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin: *Arsimimi i kerkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më se paku 3 vite të studimeve në fushat: Mjekësi�Përgjithshme, Mjekësi tjetër dhe Menaxhim Mjekësor. Shih listen ku janë përzgjedhe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për inspektorë shëndetësor. Gjithashtu me ligj këkohet dhënia e provimit për inspektor, ndërsa ky kriter anashkalohet duke kërkuar 2 vite përvojë pune: * Në konkurs, pervoja e punës e kerkuar: Së paku dy (2) vite pèrvojè pune profesionale ne fushën pèr tè cilèn zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës se lirë të punës”, ka shkruar ai.