Vendimi për Manastirin e Deçanit, zyrtarja e KiE thotë se Kosova është e gatshme për anëtarësim

Shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy, ka qëndruar për vizitë sot në Kosovë dhe është takuar me zëvendësministrin e Jashtëm, Kreshnik Ahmetin.

Në njoftimin e MPJD-së thuhet se Hennesey shprehu përgëzimin për institucionet e Kosovës për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat e Manastirit të Deçanit, duke shtuar se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës.

Tutje, Hennesey ofroi gatishmërinë e saj për bashkëpunim të plotë dhe shtyrjen përpara të projekteve konkrete e që janë në fushëveprim dhe mandat të kësaj zyre.