“Vendimi për dinarin katastrofal”, Escobar vjen sot në Prishtinë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të qëndrojë në Kosovë për t’u takuar me krerët e vendit.

Temë diskutimi do të jetë dialogu me Serbinë dhe çështja e dinarit.

Escobar, ka thënë se vizita e tij në Prishtinë do të jetë e fokusuar tek efektet dhe tek gjetja e një zgjidhjeje të mundshme për vendimin e pakoordinuar për ndalimin e dinarit dhe trasnfereve nga Serbia.

Ai ka thënë se pas kësaj do të udhëtojë në Vjenë dhe në Mal të Zi, dhe më pas do të kthehet në Uashington. Escobar ka thënë se pas kthimit në SHBA, shpreson që do të ketë një diskutim ‘in-person’ të QUINT-it në Uashington për të gjitha çështjet lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor.