Vëllai i heroit Afrim Bunjaku: Më tha e kam vendos, s’e lëshoj asnjë milimetër, është toka jem

Vëllai i heroit, Afrim Bunjaku në një bisedë për Nacionalen ka folur pas sulmit që e la të vrarë zyrtarin policor.

Ai ka deklaruar se lajmin e mori mëngjesin e së dielës, por shtoi se janë krenarë dhe se populli, po i jep forcë kësaj familje.

“Mëngjesin e së dielës më ka tghirrë djali iaxhës, më ka trugu që e kanë plagu shumë, i tasha e kanë vra, tha jo, kur ka ardhë te shpija jem, më ka tregu Shumë rëndë, vështirë. Por, jemi krenarë që kem pasë asi trimi, është krenarë krejt Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi. Populli po na jep fuqi, po na jep forcë.” – tha ai.

Po ashtu, vëllai i të ndjerit ka zbuluar edhe një bisedë në korrik, ku i kishte bërë thirrje atij që të ketë kujdes, por heroi i kishte thënë që “asnjë milimetër të tokës se lëshoj…”.

“Në korrik në pushim t’u pi kafe i kam thënë vëlla ruju se nuk është mirë. Më ka thënë vëlla, s’ka kthim mbrapa, asnjë milimetër të tokës se lëshoj, e kom vendos, është toka jem, kam me i shku deri në fund.”