Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar pas intervistës së kryeministrit Albin Kurti për një gazetë kroate, ku tha se ia jep dorën ish-kryeministrit Isa Mustafa për letrën e Mogherinit rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Sipas Kajtazit, teksa tha se duket që Qeveria Kurti po e kërkon shpëtimin te Mustafa, ka rikujtuar faktin e gjuajtjes me molotov të shtëpisë së Mustafës
“A po me doket veç mu a edhe juve, se ky pushtet shpëtimin po e lyp te profa, Isa Mustafa?
E pse dojshit me ia kalle shpine bashke me familje brenda, Profes?
Te poshter jeni!“, shkroi Kajtazi.