Gazetari Vehbi Kajtazi ka dhënë detaje lidhur me dy të arrestuarit e fundit për spiunazh.
Ai në Rubikon pohoi se i njeh të dytë dhe se i ka takuar më herët në cilësinë e gazetarit.
Megjithatë, ai dha një informacion shtesë rreth Shabanit, për të cilin tha se në vitin 1999 ishte arrestuar nga UÇK-ja.
Më pas, i njëjti ishte liruar, po nga UÇK-ja.
Në anën tjetër, Kajtazi shtoi se është shumë e çuditshme se si Bedri Shabani flet me një agjent të BIA-s, e që e bën atë direkt spiun.