Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare vetëm për pyetjet parlamentare.
Për shkak të numrit të madh të pyetjeve të deputetëve ndaj kabinetit qeveritar, Kuvendi ka vendosur që kjo seancë të mbahet vetëm për këtë qëllim.
Nuk dihet ende nëse kryeministri dhe ministrat do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve të PDK-së, të cilat javën e kaluar nuk kanë marrë pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë.
Derisa opozita refuzonte votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, Qeveria kishte marrë qëndrimin që të mos përgjigjet në pyetjet e tyre.
Javën e kaluar me ndihem e LDK-së dhe AAK-së, Kuvendi ka miratuar disa marrëveshje ndërkombëtare.