Veç presidentes, shefi i CIA-s zhvilloi takim edhe në AKI

Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë pranë ndërtesës së AKI-së në Fushë Kosovë.

Në zyret e AKI-së, shefi i  Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës.

Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.

Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë./REL