Vdes personi që u plagos në Suharekë, dyshohet se konflikti nisi për parking

Ka vdekur personi që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Suharekë.

Kështu kanë bërë të ditur për media Policia e Kosovës.

Po ashtu siç raportohet, sipas informacioneve, viktima u plagos për shkak të një konflikti për parking.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mashkulli.

Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.