Ka vdekur në moshën 118-vjeçare, personi më i vjetër i njohur në botë, murgesha franceze Lucile Randon.
Randon, e njohur si Motra Andrée, ka lindur në Francën jugore më 11 shkurt 1904, në kohën kur Lufta e Parë Botërore ishte ende një dekadë larg.
Sipas The Guardian, zëdhënësi David Tavella, ka bërë të ditur se murgesha ka vdekur në gjumë, në një shtëpi të pleqve në Toulon
“Ka trishtim të madh, por … ishte dëshira e saj të bashkohej me vëllain e saj të dashur. Për të, është një çlirim, ” – është shprehur Tavella, nga shtëpia e të moshuarve Sainte-Catherine-Labouré për AFP-në.
Murgesha kishte punuar si mësuese, para se të hynte në një manastir në vitin 1944, në moshën 40-vjeçare. Që nga viti 1979 ajo ishte vendosur në një shtëpi pleqsh.
Randon i kishte mbijetuar edhe periudhës së Covid, ndërsa 10 banorë të shtëpisë së pleqve ku gjindej ajo kishin vdekur.
Në vitin 2020, Randon kishte thënë për një radio franceze se nuk e kishte idenë se si kishte jetuar kaq gjatë.
“Nuk e di se cili është sekreti. Vetëm Zoti mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje,”- kishte thënë ajo.