Ka vdekur një person në QKUK pasi ishte aksidentuar më 24 gusht në autostradën “Ibrahim Rugova”.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Dr. Ibrahim Rugova 24.08.2023-13:15. Më datë 30.08.2023 është raportuar se viktima mashkull kosovar i lënduar rëndë në aksident trafiku më datën e lartcekur ka ndërruar jetë në QKUK-së. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i viktimës i dorëzohet familjarëve për ceremoninë e varrimit.”