Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, 3 gëzhoja, 2 karikatorë, 4 thika, 198 fishekë të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, 3 gëzhoja, 2 karikatorë, 4 thika, 198 fishekë të llojit të ndryshëm, disa pajisje të ndryshëm të armëve të zjarrit dhe disa pajisje për pastrim të armëve të zjarrit. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.