Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij në rrugën “Sami Gashi” të Mitrovicës.
Nga Policia e Kosovës për lajmi.net kanë bërë të ditur se një person i moshës 40-vjeçare e i gjinisë mashkullore është gjetur i pajetë, përcjell lajmi.net.
“Hetim i vdekjes – Sonte, rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën ‘ Sami Gashi” në Mitrovicë, brenda hapsirave të shtëpisë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshes 40 vjeçar. Hetuesit policor kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë për lajmi.net.
Ndërkaq, lajmi.net nga burime të mirëinformuara ka kuptuar se 40-vjeçari dyshohet ta ketë vrarë veten.