Vdes mjekja e njohur dhe e respektuar kosovare

Oda e Mjekëve të Kosovës njoftoi të hënën, se ka vdekur doktoresha Rabë Zeqiraj-Bytyqi.

Në njoftimin e Odës thuhet se Bytyqi ishte mjekja e parë shqiptare në Komunën e Istogut, si specialiste e mjekësisë së përgjithshme.

“Specializimin për mjekësi të përgjithshme e kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Istog, për vit”.