Ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Klinës, Ali Hoti, është ndarë dje nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ai tha se Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës.
“Me pikëllim dhe dhembje të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë bashkëluftëtari Ali Hoti nga Komuna e Klinës. Aliu ishte njëri prej luftëtarëve më të dalluar të UÇK-së në Zonën e Drenicës, burrë i fjalës e i nderit, patriot i madh i cili ka bartë në vete shumë virtyte njerëzore”, ka shkruar Lushtaku.
Tutje, ai tha se Ali Hoti do të kujtohet përherë për kontributin që ka dhënë për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Ngushëllime familjes Hoti, miqve dhe dashamirëve!”.