Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

Ka vdekur dje, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova.  Ai do të varroset të enjten në Plavë të Malit të Zi.

Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën  me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.