Ka vdekur në moshën 65-vjeçare luftëtari i betejës së Koshares, Avdyl Treshnjeva.
Ai ndërroi jetë pak ditë më parë në Francë dhe është dërguar së fundmi për në banesën e fundit në fshatin Astë të Tropojës.
Avdyl Treshnjeva ishte luftëtar i UÇK-së dhe pjesëmarrës në Betejën e Koshares bashkë me heroin Agim Ramadani.
Treshnjeva mori pjesë si ushtar i UÇK, në Rrafshin e Dukagjinit (Kosovë) në pothuajse të gjitha luftimet e betejat e zhvilluara kundër pushtuesit, në atë zone, duke u dalluar për guximin e trimërinë e tij në fushëbetejë, por edhe duke i frymëzuar edhe bashkëluftëtarët e tij.