Vdes Driton Aliu, pjesëtar i kabinetit të Alban Hysenit: Mik i zemrës, momentet që kaluam bashkë, të paharrueshme

Driton Aliu, zyrtar i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vdekur.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se Aliun e kishte mik të zemrës.

“Kujtimet dhe momentet që kaluam së bashku do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë”, shkruan Hyseni.

Postimi i tij i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Driton Aliut, mikut tim të zemrës që e njoha prej vitesh.

Dritoni nuk ishte vetëm pjesëtar i kabinetit tim, ai ishte mik i vërtetë, njeri me zemër të madhe, i përkushtuar dhe gjithmonë pranë atyre që e donin.

Kujtimet dhe momentet që kaluam së bashku do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë.

Ikja e tij e parakohshme lë një boshllëk të madh në jetën e të gjithë neve që e njohëm.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e tij.

Shpirti i tij u prehtë në paqe!