Ka vdekur çlirimtari Hajrullah Ramadani, i cili barti për 25 vite 17 plagë në trup nga lufta.
Vdekjen e tij e bëri të ditur nënkryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku në një njoftim në Facebook.
“17 plagë i barti në trup për 25 vite. 17 plagët nga lufta ishin triumfi i tij për lirinë e Kosovës. Pusho në paqe çlirimtar, Hajrullah Ramadani- Lahi!”, shkroi Lushtaku.