Një çiklist ka humbur jetën pasi u godit nga një kamion në magjistralen Podujevë- Prishtinë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes, shkruan Lajmi.net.
Ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion).Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor”, tha ajo.