Vdes 29-vjeçarja pas një aksidenti në rrugën Skenderaj-Klinë

Një femër 29-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i shkaktuar sot rreth orës 11:30, në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.

Viktima e cila ishte drejtuesja e veturës ka ndërruar jetë në Spitalin rajonal në Mitrovicë.

Në aksident është përfshirë vetëm një veturë, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.