Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës duke u hedhur nga banesa dhe ish-kryediplomatit të Kosovës, Behgjet Pacolli, iu kujtua një moment kur thotë se ai dhe familja e tij ishin ofenduar nga ai.
“Sot paska vdekur Kastriot Myftaraj! Më vjen keq dhe ndaj dhimbjen me familjaret e tij. Sidoqoftë është humbje e madhe”, shkroi Pacolli.
https://permbledhja.com/pamje-nga-vendi-ku-kastriot-myftaraj-beri-vetevrasje/
“Unë të ndjerin personalisht nuk e kam njohur edhe pse ai publikisht më kishte ofenduar rëndë mua dhe familjen time. Ai kishte “analizuar” (pse nuk më kishin likuiduar mbasi unë sipas tij “kisha shërbyer për shërbimet e huaja””, ka shtuar deputeti i Kuvendit të Kosovës.