Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast tronditës që ka ndodhur sot në Prizren, ku në afërsi të Parkut të Qytetit, është gjetur pa shenja jete një foshnjë e porsalindur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti tragjik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha gazetës se në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’.
“Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, tha Gashi.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës që dolën në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.