Me kërkesë së mbrojtjes së Kadri Veselit, Gjykata Speciale ka vendosur që seancat për rastin Thaçi dhe të tjerët t’i shtyjë deri më 15 janar 2024, shkruan Gazeta Express
Njoftimin e ka bërë vetë Gjykata Speciale, duke treguar se kjo kërkesë ka ardhur pas vdekjes së avokatit Andrew Strong që ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës.
Si rezultat janë anuluar seancat e kësaj jave dhe gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024.
“Rasti Thaçi dhe të tjerët shtyhet për vitin e ardhshëm. Mbrojtja e Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave këtë javë për shkak të vdekjes së fundit të anëtarit të saj Andrew Strong. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror më 15 janar 2024”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.