Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.70 euro, ndërsa për benzinë është 1.36 euro.
Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro.