Blerja e barnave pa recetë në Kosovë vazhdon normalisht. Nëpër farmaci mund të blihet edhe ilaçe antidepresive pa përshkrimin e mjekut.
Ky fenomen është shqetësim për Oden Farmacistëve dhe Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.
Dardana Mehaj nga Oda e Farmacistëve të Kosovës pranoi se në vazhdimësi ka qytetarë të cilët kërkojnë medikamente pa recetë të mjekut duke mos qenë në dijeni për efektet anësore.
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra thotë se inspektorati farmaceutik nuk po e mbikëqyrë punën nëpër barnatore.
Periudha e fillimit të pandemisë dhe ajo çfarë pasoi më pas llogariten si koha e abuzimit më të madh me barna.