Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar procesi për regrutimin e kandidatëve për zyrtarë policorë.
Sipas njoftimi nga PK, thuhet se pas shpalljes së rezultateve të testimit me shkrim, është duke vazhduar testimi fizik, i cili ka filluar me kohë dhe është duke u mbajtur në AKSP në Vushtrri.
“Policia e Kosovës, vazhdon me procesin e regrutimit të kandidatëve për zyrtarë policorë. Pas shpalljes së rezultateve të testimit me shkrim, sipas procedurave të parapara ka filluar me kohë testimi fizik, i cili është duke u mbajtur në AKSP të Vushtrrisë. Testimi ka filluar nga data 16 nëntor, e do të zgjas deri me 19 nëntor 202.” – thuhet në njoftim.