Komuna e Podujevës vazhdoi sot aksionin e rrënimit të vilave pa leje në Batllavë, i cili ishte ndërprerë disa muaj më parë.
Në Batllavë do të rrënohen katër vila, të cilat janë ndërtuar pa leje. Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, i cili u shpreh se aksioni do të vazhdojë deri në rrënimin e katër vilave.
Ai shtoi se procedurat për rrënimin e katër vilave në Batllavë kanë përfunduar.
Në muajin nëntor të vitit të kaluar ka filluar aksioni për rrënimin e vilave pa leje në Batllavë./KosovaPress