Varroset Liman Musliu, zyrtari i FSK-së që vdiq të shtunën teksa po punonte në ndërtimtari

Pak më parë është varrosur zyrtari i FSK’së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.

Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova, e ka përcjellë këtë ngjarje dhe ka dërguar pamje prej atje.

Ajo raporton se në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë një përfaqësues i Presidencës.

Musliu është varrosur në fshatin Likoc, afër Shtabit të UÇK-së.