Valon Syla, analist, ka folur rreth qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti.
Në emisionin Pressing të T7, analisti Syla ka komentuar edhe vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve për pezullimin e certifikatë së biznesit.
Sipas Sylës, Ministria e Tregtisë nxori fetva për mbylljen e Klan Kosovë.
“Ministria e Tregtisë lëshon fetva për me mbyllë një televizion, ka me pëlcitë kjo situatë.” – tha ai.
Ndryshe, sipas Enciklopedisë Brtannica, fetvaja është një vendim formal ose interpretim i ligjit islamik nga një autoritet legal i kualifikuar, që zakonisht njihet me titullin e myftiut.