Analisti Valon Syla ka shtruar 5 pyetje publike për kryeministrin Albin Kurti.
Pyetjet ndërlidhen me mënyrën se si pritet të operojë Asociacioni i komunave me shumicë serbe, draft-statutin e të cilit Kurti e pranoi pas propozimit të “pesëshes së madhe”evropiane.
Postimi:
Për Asociacionin vlejnë 5 pyetje publike te rëndësishme, për Kryeministrin Kurti;
1. A mundet Asociacioni të nxjerr ligje?
2. A ka siguri të pavarur nga Republika?
3. A ka strukturë paralele mbrojtëse nga Republika?
4. Arbitrazhi në konteste ligjore a bëhet në Gjykatë Supreme apo jashtë vendit?
5. Auditimi Finaciar a bëhet nga Auditori Gjeneral i Kosovës?
Tjerat janë të pa rëndësishme dhe nuk prekin kompetenca të Autonomisë Substanciale.