Vajza e Luis Enriques, e cila ishte në lidhje me yllin e futbollist po shkëlqen në kalërim

Sira Martinez është vajza e trajnerit të famshëm spanjoll dhe ish-futbollistit të mirënjihur, Luis Enrique.

Sira aktualisht është kampione e botës në kalërim në nivel të të rinjve.

Ajo është 22-vjeçare dhe e magjepsur nga kuajt. Pak muaj më parë ajo ka shpjeguar se i ati i jep këshilla, edhe pse nuk kanë lidhje me futbollin.

“Babai më jep këshillën më të mirë. Nuk ka asnjë ide për kuajt, por si sportist dhe trajner jep këshilla të mira duke u fokusuar tek figura ime si sportiste”, tha ajo.

Interesant është fakti se Sira ishte në një lidhje me një prej futbollistëve të kombëtares së Enriques, Ferran Torres.

Marrëdhënia nisi në distancë, ndërsa Torres veshi fanellën e Manchester Cityt, vazhdoi kur u transferua në Barcelonë.

Rrugët e tyre ndryshuan, sepse Sira thuhet se donte të fokusohej në karrierën e saj sportive.

Kur bëhet fjalë për Luis Enrique, ai ishte trajner i Spanjës në Botëror, tani drejton PSG-në, ndërsa në karrierën e tij si trajner ishte kampion i Evropës me Barcelonën./lajmi.net