Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është alarmuar nga statistikat e regjistrimit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke thënë se shumë familje regjistrojnë anëtar që nuk jetojnë në Serbi, raporton “JuzneVijesti”
Edhe pse shqiptarët nga jugu e shohin regjistrimin aktual të popullsisë si një shans për të përcaktuar për herë të parë numrin e tyre të saktë në vendin ku jetojnë, i cili sipas hulumtimeve është dyfishi i numrit zyrtar, presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se kjo nuk do të ndodhë. sepse, thotë ai, shumë familje regjistrojnë anëtarë që nuk jetojnë në Serbi.
Liderët politik shqiptarë të Luginës së Preshevës po u bëjnë ftesë vazhdimisht qytetarëve shqiptarë që të regjistrohen deri më 31 tetor 2022, sidomos pas fushatës së nisur para një dekade nga shteti i Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve, duke synuar kështu spastrimin etnik.
Çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve është ngritur së fundi edhe nga institucionet ndërkombëtare, të cilat e kanë kritikuar Serbinë për një veprim të tillë.
Rreth 23 mijë banorë më shumë se në vitin 2002. Deri në përfundim të këtij procesi kanë mbetur edhe 5 ditë.
Mbi 54 mijë banorë janë regjistruar në Komunën e Preshevës dhe mbi 48 mijë banorë janë regjistruar në Komunën e Bujanocit.
Problematikat vazhdojnë të shfaqen në Medvegjë, ku është ndaluar pocesi i regjistrimi në fshatra me shumicë shqiptare. /Express