Veç artikuj përmbledhës
  • Ballina
  • Kryesore
  • Të rëndësishme
  • Dytësore
  • Opinione
  • Ballina
  • Kryesore
  • Të rëndësishme
  • Dytësore
  • Opinione
  • Home
  • Lajme
  • Ushtari i FSK-së, betohet para familjarëve të vrarë në Qyshk

Ushtari i FSK-së, betohet para familjarëve të vrarë në Qyshk

M M24 Korrik, 2023

I riu nga Qyshku i Pejës, Avullah Lushi, nga sot është pjesëtari më i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Avdullahut gjatë luftës së fundit në Kosovë i janë vrarë nëntë anëtarë të familjes: gjyshi, xhaxhallarët djemtë e xhaxhallarëve si dhe shumë bashkëfshatarë në Qyshk të Pejës.

Avdullahi është një ndër futbollistët e talentuar që i ka Kosova.

Është djali i Naim Lushit, ish-ushtar i UÇK-së, i plagosur dhe i burgosur politik.

Njoftimin për rrugëtimin e Avullahut e ka bërë Naimi në “Facebook”.

Postimi i plotë i Naim Lushit pa ndërhyrje:

Avdullah TU DHASHTË E MBARA, E NDEROFSH ATDHEUN!

Rrugën e shërbimit ndaj Atdheut, nga sot në uniformën e ushtarit të Kosovës, e nisi duke marrë bekimin e gjyshit, të axhallarëve e të bashkëfshatarëve të flijuar në altarin e lirisë. Para tyre u betua që do të shërbej ndershëm e që nuk do të lejoj që të shkelet e të humbet asnjë pikë e gjakut të derdhur për liri e shtet.

 

Share
FacebookTwitterLinkedInPinterestStumbleuponEmail
Previous Post“E kanë humbë rrugën e po kërkojnë rrugë të re”, Melihate Tërmkolli kritikon udhëheqësinë e LDK-së
Next PostKëshilltarja e Kurtit: Në Luginë po bëhet spastrim etnik i heshtur

Ky ueb menaxhohet dhe kontrollohet nga Përmbledhja. Ndalohet kopjimi, riprodhimi apo publikimi i paautorizuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të redaksisë. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe apo medium pa lejen tonë, është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Pronë e MK Media & PR
  • +383 44 675 195
  • [email protected]
  • Follow në Tik Tok
© Të gjitha të drejtat të rezervuara për Përmbledhja.com / MK Media & PR Sh.P.K.
Pëlqeje faqen tonë në Facebook