Ish ushtari britanik i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Jon Harrison në emisionin “Politiko” në Kanal10 ka rrëfyer momentet e njohjes me heroin e Kosovës, komandantin Agim Ramadani.
Ai afër tij mbante një kapelë me figurën e ish komandantin e njohur Agim Ramadani si dhe është pyetur se si e njohe atë.
“Është një nga njerëzit më inteligjent që kam njohur, isha në Kosharë për përvjetorin e 24-të dhe dikush ma vendosi këtë kapelë në kokën time, për vdekjen e tij ne kemi marrë vesh 24 orë më vonë, u mpimë nga lajmi, ishin emocione të pa besueshme. Si mund të ndodhi kjo?
Por ai ishte udhëheqës, ai nuk ishte një komandant i cili dërgonte ushtarë në vijën e parë ta frontit, ai i printe ushtrisë vet. Kjo është ajo çfarë e bënë dikë komandant”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka treguar se vdekjen e tij nuk e kanë pritur mirë as ushtarët e tjerë, por me këtë vdekje atyre iu dha një shtysë hakmarrjeje dhe se që të gjithë thanë se “duhet ta bëjmë këtë për Agimin, duhet ta bëjmë këtë për të”, ka treguar ish ushtari anglez i UҪK-së.