Pjesëtarë të ushtrisë turke të KFOR-it po qëndrojnë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Pamjet e fundit nga vendi i ngjarjes i ka siguruar televizioni turk “Haber Global”.
Në pamjet e siguruara gjatë ditës së sotme nga mediumi turk, shihen disa autoblinda të KFOR-it turk dhe disa ushtarë turq, të cilët po qëndrojnë në gjendje gatishmërie.
Përkundër motit të vështirë me shi e mjegull, ushtarët turq të KFOR-it kanë ngritur disa vendqëndrime, nga ku përcillet kufiri me Serbinë.