Uran Ismaili nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se kanë qeverisur më mirë sesa Lëvizja Vetëvendosje tash.
Sipas tij, kanë më shumë suksese, ndërkaq akuzon se Lëvizja Vetëvendosje ka afera korruptive.
Ai në Pressing të T7, ka thënë se sikur atij “t’ia gjenin 60 mijë euro në banesë atëherë nuk do të mundte të shkonte në punën siç bëjnë njerëzit e VV-së”.
“Krahasimi është i padrejtë, ne do të qëndrojmë në debate me Lëvizjen Vetëvendosje. Ju garantoj se ne do të dalim shumë më të përgjegjshëm që e kemi respektu ligjin më shumë, po flasim për ne jemi në studiu. Kemi ndalur afera korruptive shumë më të mëdha sesa këta janë duke i kriju, por ka qenë klima e tillë”.
“Unë mendoj që nuk jemi të njëjtë, mendoj që ne qeverisjet tona kanë qeverisur më mrirë dhe me shumë suksese”, ka thënë Ismaili.