Në Plazhën e Madhe në Ulqin të hënën është shpëtuar një fëmijë katër vjeçar.
Bëhet e ditur se roja detare në orën 09:35 ka marrë informacion se një erë e fortë nga lindja ka tërhequr një shtetas të Kosovës 4-vjeçar, i cili ndodhej në dyshek gome.
Notarët kanë tentuar të notojnë te fëmija i rrezikuar, por rrymat e forta detare nuk i kanë lejuar në atë moment dhe dysheku është larguar nga bregu afërsisht tri kilometra drejt Ada Bojanës, shkruan Vijesti.
“Me përdorimin emergjent të skuterit special të shpëtimit, shpëtimtari për vetëm pak minuta arriti në pozicionin e fëmijës me dyshek dhe e evakuoi atë”, thuhej në njoftimin e rojës detare. “Operacioni i shpëtimit zgjati 15 minuta nga momenti i marrjes së thirrjes së shpëtimit dhe analizat e UPSUL-it për vendosjen e një skuteri special në plazhin e Velikës rezultuan të ishin masa e duhur, pasi dhjetëra notarë tashmë janë shpëtuar nga mbytja”, bëhet e ditur në njoftim.