Huliganët serbë e kanë sulmuar një autobus të “Polluzha Tours” i cili ishte duke u kthyer nga Kosova për në Gjermani.
Klankosova.tv ka arritur që të bisedojë me njërin nga udhëtarët i cili ishte autobus, ku tha se sulmi ka ndodhur në afërsi të Nishit.
“Në hyrje të Nishit na kanë gjuajtur me gurë, ku na kanë thyer xhamin përpara, e tash jemi duke e pritur autobusin tjetër”.
“Lëndime s’ka pësuar askush, ndonëse jemi afër 60 persona në autobus. Tabelat e autobusit na i ka marrë policia, sepse me tabela RKS na kanë thënë se është rrezik që të vazhdojmë”, tha ai.
Më tej, ai tha se policia serbe i ka thënë se duhet të presin 6 deri në 8 pasi ka kolona të gjata në Merdarë.